16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Protesta e Berishës, Çollaku: Do marr pjesë nëse nuk sulmohet SHBA dhe Yuri Kim

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha më 11 shkurt, por ka disa kushte. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku u shpreh se duhet të ndalen sulmet ndaj SHBA dhe ambasadores Yuri Kim dhe të kenë në fokus vetëm skandalin e McGonigal.

“Do të marr pjesë në çdo protestë kundër Edi Ramës. Po, konfirmoj që kam vullnetin të marr pjesë, por kam disa kushte të qarta për pjesëmarrjen time në një protestë të tillë. Duhet të ndalet në mënyrë të menjëhershme dhe absolute ëdo sulm e pabazuar ndaj SHBA dhe ambasadores nga çdo segment që e quan veten opozitë. Këto protesta nuk mund të përdoren si pjesë e luftës civile apo për t’i bërë presion gjykatave. Nuk mund të përdoren për krijimin e një partie të re, asaj të LSI të shndërruara në Parti të Lirisë duke dhënë platforma të pamerituara e duke para eksponentë të majtë me 2 gishta. Rithemelimi të shmangë këto 3 elementë. Çështja e McGonigal ka dëmtuar PD dhe nëse protesta fokusohet vetëm këtu, patjetër do të marr pjesë”, tha Çollaku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x