23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Projekt-rezoluta për Avokatin e Popullit, Çupi: Qeveria të miratojë minimumin jetik, avokati të rrisë presionin

Në komisionin e ligjeve është marrë në shqyrtim Projekt- Rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit gjatë vitit 2021. Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka vënë theksin te minimum jetik që sipas saj është më i lartë se asistenca dhe ndihma për të pamundurit. Sipas deputetes qeveria duhet të miratojë minimumin jetik dhe avokati i Popullit të rrisë presioni ndaj qeverisë që minimum jetik të bëhet 187 lekë sa ka qenë më parë dhe jo 200 lekë sa është tani.

“Pandjeshmëria e qeverisë ndaj minimumit jetik dhe varfërinë është shqetësuese dhe për tu theksuar në çdo rezolutë. Avokati Popullit u pyet për nivelin e minimumit jetik dhe deklaroi se para disa muajsh ka qenë 187 mijë lekë të vjetra minimum jetik për individ në Shqipëri. Kjo është dëshpërim i thellë pasi asistenca është shumë herë më e vogël se minimum jetik, ndihma për të pamundurit është shumë më e vogël.

Qeveria ta miratojë minimumin jetik. Sot do ketë kaluar 200 mijë,. Duhet ta shtojmë si pikë intensifikimin e presionit të Avokatit të popullit ndaj qeverisë që qeveria të miratojë minimumin jetik, Nuk toleroj pandjeshmërinë e qeverisë. Ta bëjnë 187 sa ka qenë më përpara. Një nga rekomandimet  e tjera është që avokati i popullit të intensifikojë punën për gjuhën e urrejtjes së kryeministrit ndaj medias. Janë çështje jetike”, tha deputetja.

Ndërsa deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që në rezolutë të përfshihet një rekomandim për Avokatin e Popullit që të rrisë angazhimin për garantimin e respektimit të lirisë së medias dhe të drejtës për informim.

Të përfshijmë një rekomandim për avokatin e popullit që të rrisë angazhimet për të garantuar respektimin e lirisë së medias dhe të drejtës për informim. S’ka të bëjë me etikën tonë, por me lirinë e medias dhe të drejtën e informimit. Avokati i popullit të angazhohet në garantimin e kësaj të drejte”, tha Bardhi. Me disa shtesa pas propozimeve të deputetëve, Komisioni i Ligjeve ka miratuar projek-rezolutën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x