7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Programi i kodimit për të rinjtë/ Kursi i formimit profesional me mbështetje financiare nga qeveria

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive krahas programeve ekzistuese të nxitjes së punësimit, këtë vit do të ketë në fokus “Programin e Kodimit” i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, i cili do të zbatohet për herë të parë dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë të grup-moshës 16-35 vjeç që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Korçë, bëjnë me dije se përmes Programit të Kodimit do të mbështeten të rinjtë që do të aplikojnë në programet e formimit të IT me 50 % të vlerës së çmimit të ofrimit të këtyre programeve, për bërë të mundur formimin dhe aftësimin e tyre në këtë fushë, duke patur parasysh dhe tendencat e tregut për këto profesione.

Aplikimi do të bëhet në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania.

Sipas të njëjtave burime interesi i të rinjve korçarë ka qënë i lartë, kjo referuar shifrave të aplikimeve të deritanishme që e rendisin Korçën në vendin e dytë pas Tiranës, kjo nisur edhe nga fakti që Korça, tashmë është kthyer në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit, ekzistencës së shkollës së mesme profesionale TIK apo programeve të studimit që ofron universiteti i Korçës në këtë fushë.

Në zbatim të Programit të Kodimit, dy ditë më parë në qytetin e Korçës u bë prezantimi mbi mënyrën e aplikimit në portalin e-Albania dhe informimin nga kompanitë mbi programet që ato ofrojnë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x