13.5 C
Tirana
10 / 04 / 2026

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në fjalën e saj sot në 10 prill, pas mbledhjes së qeverisë tha se Këshilli i Ministrave ka vendosur që të financojë më shumë për programet pas mësimit.

Kumbaro deklaroi se do të ketë një fond prej 500 milionë lekë, që do të jetë në dispozicion për mësuesit, që japin lëndë përtej orarit të mësimit.

Ajo tha se janë të ftuar që në programe jashtë shkollës të marrin pjesë dhe artistë në qytete apo artizanë, që t’ju mësojnë më shumë fëmijëve, përtej orëve të zakonshme.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Kemi miratuar sot një vendim, që koha që fëmijët kalojnë në shkolllë të jetë më e madhe. Fëmijët do të qëndrojnë dhe pas orarit të mësimit dhe do të kenë aktivitete të tjera. Kemi dyfishuar shpërblimin për after school, por hapim listën dhe për mësues që janë në pension, për specialistë të ndryshëm, për artizanë, që të bëhen pjesë e programeve jashtë shkollës. Do dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit.

Në shkollat e Shqipërisë zhvillohen olimpiada, konkurse e aktivitete të shumta. Janë 500 milionë lekë për mësuesit që do të marrin për mësimet, jashtë shkolle.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x