Profesori i ekonomisë Selami Xhepa tha se amnistia fiskale do të prishë rregullat e lojës për të gjithë bizneset.
Dhomat e tregtisë janë shprehur kundër për këtë çështje, pikërisht sepse iu cenohen interesat e ekonomisë.
Xhepa tha se për Bashkimin Europian nuk është shqetësim, pasi ata nuk janë shprehur kundërshtues në standardet, pra nuk janë shprehur kundërshtues në parim për mundësinë e një amnistie fiskale.
Sa i takon këmbënguljes së kryeministrit për t’i shkuar deri në fund kësaj nisme me gjithë rreziqet që ajo mbart, Xhepa deklaroi se nuk e kuptonte.
“Me Bashkimin Europian mund të gjendet rruga e përbashkët duke bërë amendimet e rregullave, të ligjit për ta sjellë atë në përputhje me standardet që kërkojnë partnerët tanë dhe për ta zbatuar këtë reformë, kështu që kjo është e pakuptueshme,” – u shpreh profesori.
- Sa po i kushton Kosoves moskoordinimi dhe papergjegjesia politike? - 27/09/2026
- “Paketa e Maleve është për trashëgimtarët”/ Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Projekti i Zvërnecit sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis - 27/09/2026
- Thirrja urgjente/ Rama mesazh shqiptareve nga Rinasi direkt pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet - 27/09/2026