17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Edicioni IV i Olimpiadës “Rroke Shkencën”/ Për herë të parë zhvillohet Olimpiada e Gjuhës Angleze

Për të katërtin vit radhazi Laboratori i Dijes në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë organizon olimpiadën “Rroke Shkencën” midis shkollave të mesme të qarkut Korçë.

Olimpiada ka startuar këtë të hënë dhe për 4 ditë me rradhë nxënësit pjesmarrës do të testojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme, për tu përmbyllur të premten me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e kësaj olimpiade. Për herë të parë këtë vit zhvillohet Olimpiada e Gjuhës Angleze.

Për Jordan Jorgji pedagog në departamentin e shkencave sociale, pjesmarrja e nxënësve në ditën e parë të olimpiadës ka qënë e mirë. Qëllimi i organizimit të olimpiadës sipas tij është jo vetëm testimi i njohurive të nxënësve por dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes tyre dhe universitetit.

Olimpiada “Rroke shkencën”, ka për qëllim rritjen e interesit të nxënësve të shkollave të mesme për studimin e shkencave të natyrës dhe shkencave humane, duke u kthyer kështu në një urë bashkëpunimi dhe mbështetjeje për nxënësit, të cilët do të jenë nesër studentë të ardhshëm të universitetit të Korçës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x