15.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Pritja e fundvitit/ Rama u del në mbrojtje mjekëve dhe u premton rritje pagash: Hija që ju shoqëron s’është e vërtetë

Kryeministri Edi Rama, u shprehu sot mjekëve dhe infermierëve të vendit tonë mirënjohje për punën e palodhshme që kanë bërë me sukses gjatë vitit 2022.

Në pritjen që u bëri punonjësve të shëndetësisë sot me rastin e festave të fundvitit, Rama bëri me dije se kushtet e punës janë përmirësuar në shëndetësi dhe se ka akoma vend për përmirësim.

Ndërkohë u premtoi rritje rroge 100% deri në fund të mandatit. Deri më tani punonjësve të shëndetësisë paga u është rritur deri në 70% që nga pikënisja,

“Por kjo nuk mjafton, do të bëjmë sërish rritje”, tha Rama.

Më tej Rama u doli në mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, duke thënë se u shpreh solidaritet për hijen që i shoqëron në jetën personale, “që punonjësit e shëndetësisë janë të korruptuar”.

Por kanë një kënaqësi e të marrit nëpër gojë të njerëzve që vihen përballë  dritave të skenës për arsye të ndryshme. Patjetër nuk mungojnë rastet e individëve të padenjë në bluzat e bardha. Këto janë përjashtime. Në sistemin tonë arritjet janë meritë e mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x