11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Princesha Kate Middleton diagnostikohet me kancer: Jam e shokuar…

Princesha e Wales është diagnostikuar me kancer. Kate Middleton njoftoi të premten se ndodhet në fazat e para të trajtimit me kemioterapi.

Në një video-mesazh të publikuar, Middleton thotë se lajmi për të ishte shokues në fillim, por shtoi se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po bëhet më e fortë, çdo ditë.

Pallati Kensington nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanceri bëhet fjalë, por e siguron publikun se Princesha do të shërohet tërësisht.

Deklarata e bërë sot nga Middleton shpjegon se përse ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në abdomen në janar.

“Testet e bëra pas operacionit zbuluan kancerin. Për këtë arsye, ekipi im mjekësor më këshilloi që të nisja një sërë seancash kemioterapie parandaluese dhe tashmë jam në fazat e hershme të trajtimit.”

Princesha dha edhe një mesazh për njerëzit që janë diagnostikuar me kancer: “Për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje, në çdo lloj forme që të jetë, ju lutem mos e humbisni shpresën dhe as besimin. Nuk jeni vetëm.”

E ulur në një stol në Windsor, Kate falënderoi bashkëshortin e saj, Princin William. Princesha tha gjithashtu se luftën me të cilën po përballet ia kishte treguar edhe fëmijëve të saj George, 10 vjeç, Charlotte, 8 vjeçe dhe 5-vjeçarin Louis.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x