Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar firmosjen e aktit për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia.
Përmes një postimi në Twitter, Begaj thotë se kjo është një shkelje e përsëritur ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
Sipas tij, sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve ndërkombëtare, është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.
Postimi i Bajram Begajt:
Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.
Ishte Presidenti Vladimir Putin i cili ditën e sotme njoftoi në një konferencë për mediat, përmbylljen e referendumit dhe konkretizimin e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës. Madje, ai emëroi edhe 4 liderë rusë në këto rajone, me të cilën firmosi dhe aktin për aneksimin e këtyre zonave.
- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026