9.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Presidenti Begaj pret Dua Lipën, i dorëzon nënshtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot në Presidencë këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa të cilës I dorëzoi dokumentin e nënshtetësisë shqiptare,

Gjatë ceremonisë, presidenti Begaj vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje  të kauzave sociale.

 “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x