Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës, rezident në Romë, Genaro Fausto Lozano Valencia.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Meksikës, duke shprehur bindjen se mandati i ambasadorit të ri do t’i japë një shtysë të re forcimit të dialogut politik, si edhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor dhe turistik mes dy vendeve.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026