13.5 C
Tirana
08 / 05 / 2026

“Premtimet nuk harrohen”, projektligji për amnistinë penale gati për në Parlament

Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin për amnistinë penale. Ministri Ulsi Manja publikoi mëngjesin e së enjtes një foto në të cilën shihet duke mbajtur draftin e amnistisë në dorë.

Kujtojmë se amnistia në institucionet e vuajtjes së dënimit ishte një premtim që u bë para zgjedhjeve të pranverës, por u ndërpre pikërisht prej proceseve elektorale në mënyrë që të mos kishte ndikim, sipas asaj që ka deklaruar qeveria.

Në fund të majit, Manja deklaroi para gazetarëve për ngritjen e një grupi pune në Drejtorinë e Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nga amnistia, do të mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë të burgosurit që do t’i që plotësojnë kriteret e vendosura në ligj.

Dhënia e amnistisë, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x