Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve, mësohet se ish-kryeministri është shtruar në një spital privat në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion që në datën 8 tetor.
Ish-kryeministri prej kohësh ka probleme me mushkëritë.
Kujtojmë se dy vite më parë, ish-kreu i Partisë Socialiste u përball me probleme shëndetësore si pasojë e probleme të frymëmarrjes. Ai iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.
Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.
Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.
- Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids - 30/07/2026
- Lufta UEFA-FIFA: Europianët zgjedhin kandidatin e tyre, propozojnë presidentin e klubit kampion kundër Infantinos në zgjedhjet e vitit të ardhshëm - 30/07/2026
- “SPAK e dinte ku ndodhej dhe kishte dërguar letërporosi”, Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze - 30/07/2026