21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Pranoi propozimin europian, Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti, bëri gjënë e duhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Kosova pasi kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç u takuan me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E përshëndes rënien dakord të dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe i inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet besimtare dhe model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, shkruan Rama në Twitter.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x