6.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Policia vë në dispozicion shpërblime të majme për ‘kokën’ e këtyre 5 personave

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblime të majme për këdo që ka informacion dhe informon blutë në lidhje me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri, ku një prej tyre ishte edhe Ibrahim Lici.

I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë.

Lista vjon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x