Futbollisti Kevi Berberi rikthehet pas gati gjysëm sezoni tek Pogradeci. Pas një aventure disa mujore me një ekip inferior në futbollin gjerman, tashmë futbollisti është bërë pjesë e skuadrës liqenore.
Lojtari është mirëpritur nga trajneri Samuel Nikaj, i cili me Berberin e shikon të plotësuar repartin e mesfushës.
Të shtunën me pogradecarët është parë në stërvitje edhe sulmuesi Eldjon Topllari, i larguar nga ky ekip vetëm një ditë para ndeshjes së javës së 8-të. Lojtari mësohet të ketë kërkuar lejën e kalimit, pasi do të luante në pjesën tjetër të kampionatit me Elbasanin.
Kërkesë e cila është refuzuar nga drejtori sportiv i klubit Nesti Binishi, i cili i ka bërë me dije lojtarit se ka dy rrugë. E para të vazhdojë të luajë me liqenorët me të njëjtat kushte kontrate, dhe së dyti lejën e kalimit mund ta tërhiqte nga zyrat e klubit për të luajtur me çdo skuadër tjetër dhe jo me Elbasanin.
Në kushte të tilla lojtari që ka 10 vite që luan me Pogradecin, është rikthyer edhe njëherë tjetër tek ekipi ku është rritur si futbollist, rikthim që e ka pranuar jo vetëm Binishi, por edhe kryepankina pogradecare.
Me Berberin dhe Topllarin, edhe për të parin e stolit liqenor skuadra duket më e plotësuar. Gjithçka për këtë ekip rinis në kampionat, në transfertë me Labërinë, ndeshje që edhe për Nikajn është tejet e vështirë.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025