Një pretendim i bërë rreth një javë më parë nga aktivisti Gent Progni, i lidhur me protestat në Tiranë dhe lëvizjen “Flamingo”, se drejtoresha e AKPT-së po përdorte një person me aftësi të kufizuara për të “spiunuar protestuesit”, rezulton të ketë qenë i pavërtetë.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Progni kishte ngritur dyshimin se personi që shfaqej në një karrocë elektrike pranë drejtoreshës së AKPT-së po përdorej si mbulesë për të vëzhguar protestuesit.
Por personi në fjalë është Fred Bernstein, gazetar dhe autor i njohur amerikan që shkruan për arkitekturën, i cili ndodhej në Shqipëri për një vizitë disa ditore kushtuar arkitekturës së re në kryqytet dhe për një takim me kryeministrin Edi Rama.
Bernstein ka reaguar vetë në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe pamjen e postimit që e paraqiste si pjesë të një skeme “spiunazhi”.
“Ditën time të parë atje, u akuzova në Instagram se po lejoja një spiune shqiptare të përdorte aftësinë time të kufizuar si mbulesë”, shkruan ai me ironi.
Gazetari sqaron se ishte në Tiranë për të parë zhvillimet e reja arkitekturore dhe për të realizuar një material për revistën “Architectural Digest”, duke i ftuar ndjekësit të lexojnë shkrimin e tij.
Postimi i Bernstein rrëzon kështu pretendimin e bërë në rrjetet sociale se ai ishte përdorur nga një zyrtare shqiptare për të vëzhguar protestuesit. Ajo që u paraqit si një episod “spiunazhi” rezulton të ketë qenë thjesht një gazetar amerikan në një vizitë pune në Tiranë.
- “Do takohem me lider të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri - 06/11/2026
- “Po spiunon protestuesit”/ Del bllof aktivisti Gent Progni, personi në karrige me rrota ishte gazetari amerikan Fred Bernstein - 06/11/2026
- Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK! - 06/11/2026