Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për bashkëpunimin me Sali Berishën, i cili po zhvillon biseda me aleatët dhe nuk po shpall që do të futet në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë së Lirisë.
“Kemi marrëveshje historike me PD, sa i takon çështjes së këshillave dhe shndërrimit të tyre në tribuna dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do funksionojë në mënyrë të mrekullueshme.
Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Jemi online me Berishën dhe jo vetëm por edhe të gjitha kandidatët e primareve që janë edhe të PL e opozitarëve që duan ndryshimin dhe çrrënjosjen e monizmit në pushtetin vendor. Shihni raportet e organizatave, vetëm 1 bashki, ajo e Shkodrës plotëson kriteret e transparencës, është e vetmja që publikon çdo akt e vendim, të tjerat janë pus i errët. Marrëdhënia jonë me PD dhe gjithë opozitarët është vetëm në interesin e qytetarëve. Shqiptarët do e ndjejnë dallimin.
Këshillat bashkiak do jenë simbol i transparencës. Çdo gjë do jetë përballë qytetarëve. Do jepet llogari për investimet. Ky është angazhimi ynë madhor. Pse duhet të jemi të fundit për arsimin, për pagat e pedagogëve”, tha Meta.
- Ndarja nga jeta e Nanos, ish-kryeministri grek: Ishte një udhëheqës i tranzicionit, një mik dhe një urë për Ballkanin - 01/11/2025
- Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë - 01/11/2025
- Post mortum: Fatos Nano nuk është një ish - 01/11/2025