20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

“Po përpiqet ta kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodrën”, Rama s’kursen batutat: Pjerin Ndreu e ka të vështirë, të mësojë nga….

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ndërsa mori pjesë në  konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqitën projekt-idetë për Rozafën e re në Shkodër.

Rama: Do të sfidohet edhe më shumë Pjerin Ndreu në Lezhë që ka kaq kohë që përpiqet ta kthejë Lezhën në një qendër më të rëndësishme se Shkodrën, e ka shumë të vështirë, por megjithatë jam i bindur që nga Shkodra do të mësojë dhe do të çojë më tutje edhe planet e veta ambicioze.

“Marrin pjesë pesë studio të mirënjohura ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nga ana tjetër, do të sjellë pesë mundësi, një ndër të cilat do të zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt qe nuk është thjesht një objekt privat por një që ne synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrës, e cila është e pasur me monumente, me gjurmë të historisë, ku çdo brez ka lënë gjurmët e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë, e cila do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që vijnë.

Nga ana tjetër, është pjesë e një vizioni shumë më të gjerë që kombinon së  bashku investimet publike, që për Shkodrën dhe gjithë këtë territor deri në Theth, po shtohen dita ditës dhe patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje shumë të shpejtë, të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun apo me Tiranën dhe Jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, që ka një segment të përfunduar dhe të prekshëm për të gjithë në aksin Thumanë-Kashar, por që do të vazhdojë me segmente të tjera që do të lidhin Balldrenin me Milotin, me Muriqanin dhe Balldrenin me Thumanë.

Këto i kemi të qartë edhe hapat, dhe ndërkohë, një pjesë të rëndësishme të punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do të lidhen dhe kontratat e reja për segmentet më poshtë nga Thumana-Kashar, nga Kashari në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier dhe kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë rreth 45 minuta. Ndërkohë që e lidhjes së Shkodrës me Jugun saç është sot koha e lidhjes me Tiranën”, shtoi kryeministri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x