Minisri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga foltorja e parlamenti ka deklaruar se opozita me veprimet e veta po përmbush qëllimet e sulmeve kibernetike duke kërkuar të krijojë destabilitet në vend.
Peleshi deklaroi se asnjë vend nuk mund të jetë 100% imun, ndërsa tha se opozita po bën lojën e një fuqie të zezë me verbërinë e saj politike.
“Ky është skenari. Në Shqipëri greva, protesta, rrëmujë e destabilizim, dhe mesa duket sulmi kibernetik me propozimet tuja arrin qëllimet. Sulmet nuk janë lojra kalamajsh, nuk janë sulme adoleshentësh. Nuk kanë ngjashmëri me ato në Kosovë dhe Maqedoni. Nëse nuk e shohim si një sulm më të fortë se sulmi fizik, nuk kemi bërë as hapin e parë drejt asaj që i duhet Shqipërisë për të qenë më e fortë. Destabilizim thoni ju. Ky është skenari. Me verbëri politikë po bëni lojën e një fuqie të zezë.
Nëse në Ukrainë kur u sulmua do të ngrihej gjithë parlamenti e të kërkont llogari Zelenskyt pse nuk i ka mbyllur dyert dhe të krijonte një sistem imun , është e njëjta gjë. Pse nuk paska qenë 100% imune më një domain të ri të mbrojtjes që është i ri dhe për shtetet më të mëdha të botës. Ju i kërkoni llogari Shqipërisë që ka bërë shumë përparime në fushën dixhitale. Nuk ndodh të jesh 100% imun, në asnjë vend. Opozita nuk duhet t’i nxojë faqen vendit tonë, mos fyeni Shqipërinë, jo qeverinë. Po ti referohemi raporteve ndërkombëtare, Shqipëria është ndërvendet e para që ka digjitalizuar 95% të shërbimeve dhe me këtë vijnë edhe problematika”, u shpreh Peleshi.
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025