13.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Piktura në gur, ekspozita me kryeveprat e shekullit XVII në Romë

Piktorët e gurëve dhe kërkimi i formës së përjetshme të artit po eksplorohen në një ekspozitë të re të hapur në “Galleria Borghese”, në Romë.

Ekspozita, me punime të shekullit të 17-të, do të qëndrojë e hapur deri në janar të 2023-shit.

“Burimet 500-vjeçare na tregojnë se kjo zgjedhje bëhej me qëllim konservimin, për t’i bërë këto vepra të përjetshme”, thotë Francesca Cappelletti, kuratore e ekspozitës.

Arti i pikturës mbi gur u shpik nga artisti italian Sebastiano del Piombo pas plaçkitjes së Romës në vitin 1527.

Pushtuesit e rekrutuar nga perandori Carlo i Pestë plaçkitën qytetin antik për muaj me radhë duke sjellë anarki e duke shkaktuar vdekjen e mbi 30 mijë personave dhe vjedhjen e pikturave me vlerë të lartë.

I tronditur nga humbja, Del Piombo filloi të pikturonte në materiale ndryshe nga pëlhura, duke zgjedhur ato më rezistente ndaj rrezikut dhe kohës dhe në gjendje të garantonin jetëgjatësinë e veprës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x