Nazmi Hoxha ëshë një nga artistët më të veçantë shqiptarë, në fushën e pikturës. Një artist jashtë rreshtit dhe unik në mënyrën e sjelljes së portretit e peisazhit, Hoxha ka punuar në një kohë të gjatë dhe një nga piktorët kryesorë të Radio Televizionit Shqiptar.
I lindur në Tropojë, e sot jeton në SHBA, kohët e fundit hapi një ekspozite që pati shumë sukses në sallën KOD të kryeministrisë. Ku recensën e ballinës e mbajtu miku i hershëm i Nazmi Hoxhës, Edi Rama, i cili ishte mjaft i kënaqur se kishte marrë disa nga veprat që janë shumë të kërkuara në SHBA e botë për ti sjellë në një ekspozitë speciale.
Pas mbylljes së kësaj ekspozite, Nazmi Hoxha i ka kthyer “reston” mikut të tij Edi Rama me një portret krejt të veçantë si në ngjyra, e kompozim, që sipas gjasave do të hapë debat e diskutime.
“Mirënjohje për ty”, e ka titulluar foton e pikturës së tij, Nazmi Hoxha në faqen e tij në Facebook, ku ka një mori komentesh nga mjaft emra të njohur në vend, ku ka padyshim edhe qejfmbetje pse nuk i ka bërë një portret patriotit të tij që tani është në kat të tetë.
Po bie në sy komenti “neutral” i ish-deputetit socialist Besnik Bare, i cili prej kohësh është kritik i kryeministrit dhe citohet shpesh nga Ilir Meta.
Komenti i Besnik Bares
I dashur Nazmi! E njoh mirë fragilitetin e shpirtit tënd, kur sheh kaq shumë komente diverse. Do thosha se bukuria e këtij mozaiku vlerësimesh qëndron pikërisht se opinionet janë nga më të ndryshmet. Imagjino sikur të kishe vetëm vlerësime pozitive, superlative artistike e politike? Sa monotone do ishte!!!!. Në cdo kohë, veprat më të arrira të artistëve kurrë nuk kanë patur vlerësime vetëm positive në të gjallët e tyre. Përkundrazi, jo rrallë janë anatemuar e vlerësuar si pa vlerë, ose politikisht të gabuara. Pamvarësisht opinioneve për Edi Ramën, njerëzit vlerësojnë artin tënd. Kjo konfirmon faktin se ti ke arritur një status të lakmuar nga cdo artist, “Ti qëndron mbi politikën, shumë sipër asaj”.
Sa i takon Edi Ramës e kujtdo që ka qënë në krye të vendit, vlerësimi real, i vërtetë, ai që do mbetet në histori do të jetë kur asnjë nga ne nuk do jetë në këtë botë. Ne jemi sa aktorë, aq dhe spektatorë të realitetit që jetojmë. Vlerësimi i drejtuesve të këtij vendi do marrë notën e duhur, objektive, kur të vlerësohet si e morën Shqipërinë në 1924 dhe si e lanë në 1944, si e morën në 1944 dhe si e lanë në 1991, si e morën në 1991 dhe si e lanë në 1997, si e morën në 1997 dhe ku e sollën në 2005, si e morën në 2005 dhe si e lanë në 2013 dhe së fundi si e morën në 2013 dhe si do e lënë në 202?. Si kritere do jenë ato arsimore, ekonomike, sociale, niveli drejtësisë, urbanistik, turizmi, zhvillimi i sporteve dhe artit, qetësia në vend, politika e jashtme etj. Ndaj, daja dhe shoku im të uroj që vazhdimishit të ruash statusin e privilegjuar “Ti je mbi politikën”!!!! Bëj artin
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026