9.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Përmbyten dy lagje në Durrës, uji kalon trotuaret në rrugët kryesore të qytetit

Reshjet e shiut që kanë rënë që nga mëngjesi i kësaj te enjteje, kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit të Durrësit.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit, disa lagje të qytetit bregdetar u përmbytën.

Më problematike, situata ishte në lagjen nr.17 dhe 18 të qytetit, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë i dorëzohen pushtetit të ujit, për shkak të bllokimit të pusetave.

Pamjet tregojnë se uji u ngrit deri në nivelin e trotuareve, dhe për pasojë qarkullimi i automjeteve u bë i vështirë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x