“Telenovela” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos ka përfunduar me mbylljen e merkatos në pjesën më të madhe të kampionateve , me 37-vjeçarin që pavarësisht që kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”.
Sipas “The Sun”, për shkak edhe të pagës së tij të lartë, asnjë skuadër nuk merrte përsipër transferimin e CR7, pasi ekipet që luanin në Champions League nuk paguanin dot për të.
Në këto kushte kapiteni i Portugalisë do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” të paktën deri në janar.
Tashmë ish-lojtarit të Real Madrid do t’i duhet të bind trajnerin Erik ten Hag që të fillojë ndeshjet si titullarë, pasi në takimet e fundit që United ka zhvilluar në Premier League i ka nisur nga stoli. /TemA
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026
- Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore - 08/10/2026