21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen 11 marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi

Ministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve.

Marrëveshjet i hapin rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që u firmosën nga kryeministri Rama dhe Abazoviç.

Marrëveshjet e tjera u nënshkruan nga ministrat respektivë, ku përfshihen memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.

Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Megjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Marreveshjet:

1- Rama dhe Abazoviç firmosin nënshkrimin e marrëveshjes për urën e Ulqin-Velipojë
2- Kryeministrat e dy vendeve marrëveshjen për pikën e re doganore
3- Marrëveshje për investime kapitale mes dy qeverive
4- Marrëveshje memorandum për bashkëpunim për realizimin e projekteve të infrastrukturës
5- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në bujqësi për peshkimin në liqenin e Shkodrës
6- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve
7- Marrëveshje në fushën e mbrojtjes sociale (jo ogerta, por firmos Ibrahimi)
8- Marrëveshje për bashkëpunim mes ministrive të arsimit dhe sportit
9- Marrëveshje për programin e kulturës dhe medias 2023-2025
10- Marrëveshje memorandum për marrëveshjen dhe bashkëpunimin për mbrojtjen
11- Marrëveshje bashkëpunimi për shëndetin

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x