11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

PD: KESH po abuzon, po derdh 2100 m3 ujë në sekondë, teksa bleu energji me 223 euro për Mw

Partia Demokratike thotë se situata e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta gjatë orëve të fundit, ka nxjerrë në pah dështimin e qeverisë.

Në një deklaratë për media, Eno Bozdo tha se në këto momente nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2100 m3 ujë në sekondë, edhe pse vetëm një javë më parë KESH bleu 42,500 Mëh energji, me çmim mesatar 223 euro për Mw. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Mw energji me çmim mesatar 200 euro për Mw.

“Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Humbjet janë shumë më të mëdha. KESH e dinte fare mirë se në datat 19 deri në 23 nëntor priteshin reshje të mëdha”, tha ndër të tjera Bozdo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x