7.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Pas një ore sherr, miratohet kërkesa e opozitës, debat me kohë të palimituar

Për rreth 1 orë pati debate të ashpra në Kuvend për minutat që i ishin caktuar deputetëve të Rithemelimit për të diskutuar lidhur me projektin e Portit të Durrësit. Rithemelimi kërkoi kohë të palimituar ndërsa mazhoranca kishte vendosur fillimisht 6 orë.

Kërkesa për debat me kohë të pakufizuar u refuzua dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili duket se e ka kthyer në skenar të zakonshëm bllokimin e Foltores, zgjodhi të dalë LIVE në Facebook. Ashtu sikurse herën e fundit, Berisha pretendon se po i marrin kohën deputetëve të Rithemelimit dhe se kryetarja e Kuvendit po ndan deputetët në kategorinë 1 dhe 2.

Por pas tensioneve dhe zaptimit të Foltores nga Berisha dhe besnikët e Rithemelimit, mazhoranca vendosi që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që miratoi kërkesën për debat me kohë të palimituar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x