Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga konferenca për mediat, pohoi se do të ketë një telefonatë mes tij dhe homologut amerikan, Donald Trump.
Nga konferenca e përbashkët për shtyp me Presidenti finlandez Alexander Stubb, në Finlandë, ku mori siguri për vazhdimin e mbështetjes, Zelensky konfirmoi se do të bisedojë me Trump, një ditë pas telefonatës që ky i fundit zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Një ditë më parë, Trump dhe Putin, biseduan për më shumë se 90 minuta dhe Rusia pranoi që të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës për 30 ditë, si dhe të shkëmbejë 175 të burgosur.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026