Parlamenti Europian voton sot raportet për Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përparimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës ishin ne fokus të raportit të deputetes gjermane Cramon. Nga Serbia, në raport kërkohet që të mbështen qëndrimet e BE ndaj Rusisë, përfshirë edhe sanksionet.
Raportin për Kosovën e ka përgatitur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, e cila ka vënë theksin tek dialogu me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
Sipas saj, pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pranimi në Bashkimin Europian nuk do të ndodhë për Kosovën.
Von Cramon është shprehur se është i nevojshëm liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.
Nga Serbia në raport do të kërkohet që të mbështet qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë dhe agresionit ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Moskës.
Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
- Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri - 12/11/2025
- Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Burgjeve për t’u takuar me monitouesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE: Siguroni kushtet - 12/11/2025
- Dita e tretë e dëshmisë së ish të dërguarit të posaçëm amerikan në Kosovë: Thaçin e kam takuar më 1998. S’e dinim kush i publikonte komunikatat e UÇK-së - 12/11/2025