Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qëndrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta paraqiten zonat Jugore.
Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pashershme do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mesdita sjelle rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026