Bajram Begaj u prit sot paradite nga Leoni XIV në Pallatin Apostolik, në Vatikan. Në bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ishin tematika të karakterit ndërkombëtar me vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Papa Leoni XIV priti sot në audiencë, më 25 maj, Bajram Begajn, presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
Siç njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë, “gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe qëllimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorët me interes të ndërsjellë”. “Në vijim të bisedës – lexohet më tej në njoftim – u fol për disa tematika të karakterit ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. /Vatican News/



- Papa pret presidentin e Republikës së Shqipërisë - 25/05/2026
- Zelenski mbërrin në zonën e sulmuar: 90 raketa dhe 600 dronë, sulmuan dhe muzeun e Çernobilit - 24/05/2026
- Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme - 24/05/2026