30 C
Tirana
15 / 09 / 2026

Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së te Komisioni i Ligjeve kundër projektligjit të mazhorancës: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi formulën e propozuar për pagat e magjistratëve në projektligjin që po diskutohet në komisionin e ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë diskutimeve të sotme në këtë komision, Bogdani tha se rritja e parashikuar nuk reflekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas saj, ka një diferencë të madhe mes formulës së propozuar dhe përllogaritjes së bërë nga Këshilli pas vendimit të Kushtetueses.

“Në vijim të vendimit të Kushtetueses me 31 korrik i cili ishte afati i fundit i ligjvënësit për t’u shprehur me pagën referuese, këshilli është mbledhur dhe ka diskutuar në seanca të gjata, por edhe teknike, momentin legjislativ se ku duhet të bëhet paga referuese, në vijim të vendimit të Kushtetueses.

Dhe ne jemi shprehur dhe bazuar në këtë, kemi marrë dhe atë vendim që, ne rakorduar që vendimi duhet të bëhet në kategorinë 2B, pra lidhur me drejtorin e drejtorisë në administratën shtetërore, megjithatë pavarësisht kësaj ne ndonëse nuk jemi në detaje me projektligjin i cili është kaluar dje nga komisioni i ekonomisë, në referim të atij informacioni që ne kemi marrë, për një rritje për 0.02%, një rritje është minimale krahasuar me atë që përcakton apo ka përllogaritur vetë këshilli për pagat e anëtarëve vetë me vendimin e gjykatës Kushtetuese, unë do të thoja që ka një diferencë shumë të madhe. Pra nuk reflekton standardin e vendosur nga Kushtetuesja dhe standardin që vetë referimi i pagave ka bërë për sistemin e administratës shtetërore.

Megjithatë kjo është çështje e cila i takon përtej vlerësimeve ligjore, i takon edhe ekspertëve financiar, që të na japë një vlerësim për mënyrën se si e lexojnë ata, vendimin e Kushtetueses dhe si duhet bërë referimi dhe përllogaritja e pagave. Në parim unë them që nuk e reflekton. Pastaj për të vlerësuar detajet do ketë nevojë edhe për seanca dhe ekspertiza të tjera”, u shpreh Bogdani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x