Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, duke thënë se prania e tyre dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.
Ai ka theksuar se për të dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, drejtësia lidhet me pafajësinë dhe lirinë.
“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi Endrit Thaçi.
Protesta u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- “Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset - 02/10/2026
- Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta - 02/10/2026
- “Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin - 02/10/2026