Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot (4 shtator) nisjen e një nisme të re të Partisë Socialiste, të quajtur “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, në çdo njësi administrative të vendit.
Kreu i PS-së njoftoi se çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.
“Prania Besnike do të jetë një hapësirë neutrale, pa kamera dhe pa tesër partie, ku qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin individualisht hallet, ankesat dhe kërkesat e tyre. Çdo problem do të shënohet, do të adresohet zyrtarisht përmes deputetit pranë institucioneve përkatëse dhe qytetari do të sigurohet që të marrë përgjigjen që i takon me ligj dhe me rregull”, shkruan kreu i mazhorancës në postimin e tij në rrjetin social.
Kryeministri theksoi se kjo nismë nuk premton zgjidhje të menjëhershme, por garanton që asnjë çështje nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen e duhur.
“Prania Besnike të dëgjon dhe Besa të thotë më kontrollo”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se kjo është një formë e re komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Kjo iniciativë synon të krijojë një mekanizëm të rregullt dëgjese, ku çdo qytetar ka mundësi të flasë hapur për problemet e tij, ndërsa Partia Socialiste angazhohet të ndjekë zyrtarisht çdo rast deri në marrjen e përgjigjes.


Postimi i Edi Ramës:
“SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00.
Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.
PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE.
NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës.
MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrzarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.
Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.
PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo”.
- Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë dhe rrezikohen 40 shtëpi të tjera, banorët apel për ndihmë - 04/09/2026
- Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore - 04/09/2026
- “Pa kamera dhe pa tesera partie”- Nis “Besa”, Rama: Dëgjesë individuale e hallit dhe ankesës, askush nuk do mbetet pa marrë përgjigjen që i takon - 04/09/2026