18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Pa akreditim nuk ka autonomi spitalore, Fico: Ligji i ri mundëson më shumë të ardhura

Ligji i ri për spitalet shihet nga drejtuesja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si një mundësi për të administruar më mirë të ardhurat dhe për të rritur standartet.

Në një intervistë për RTSH, Dr.Albana Fico tha se falë këtij ligji kostot e trajtimit të shtetasve shqiptarë me pasaportë të huaj do të rimbursohen mbi bazën e marrëveshjeve me kompanitë e sigurimeve ku ata mbulohen, ndërsa për vizitat private të mjekëve në spitalet publike ajo mendon se ky është vendimi i duhur në vendin e duhur.

Projektligji për shërbimin spitalor ka vënë në lëvizje qëndrat e mëdha universitare drejt rrugës së akretiditimit të standarteve për të fituar kartën e autonomisë.

Sot qendra me e madhe spitalore, ajo “Nënë Tereza” ka akredituar tashme tre nga shërbimet e saj dhe po bëhet gati për shërbimet e tjera, pasi pa plotësim standartesh nuk ka autonomi spitalore.

Drejtoresha e QSUT Albana Fico sqaron se ky ligj do të ketë vendimmarrje bazuar në nevoja konkrete nga bordet drejtuese të cilat do të kenë përfaqësim edhe nga shoqata e pacientëve.

Ligji i ri për spitalet, duke i dhënë mundësi spitalit të nënshkruaje marrëveshjeve dhe kontrata me kompani sigurimesh të huaja dhe vendase, do të prekë edhe shtetas shqiptar me pashaporta të huaja që deri dje janë hospitalizuar falas.

Në lidhje me vizitat private të mjekëve në spitalet publike pas orarit zyrtar, Fico argumenton se pse është e logjikshme që kjo të ndodhë, një kërkesë që është ndjerë nga mjekët prej kohësh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x