Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.
Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.
“Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që secili folës në sallën e Kuvendit të ketë 10 minuta kohë për të dhënë qëndrimin e tij mbi programin analitik të qeverisë “Rama 4”.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kufizim kohor, në minutazh por si balancim të kohës së diskutimit, rregullorja e Kuvendit parashikon që një folës nga opozita të marrë të njëjtin minutazh që merr shefi i qeverisë në prezantimin e programit.
- Gjykata bllokon planin e Trump për të rinovuar fushën historike të golfit në Uashington - 15/11/2026
- Shqipëria ngjitet në B, Italia jashtë çerekfinaleve! Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare - 15/11/2026
- Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë - 15/11/2026