8.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Operacioni kundër kamerave, Çuçi: Mesazh i qartë për krimin se nuk mund të veprojë më i lirë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi për operacionin policor që po çmonton kamerat e rrugës, që përdoreshin nga grupe kriminale me qëllime monitorimi të rrugëve.

“Lajmi këtu është që po ndërhyjmë dhe kjo është pozitive për luftën kundër krimit të organizuar. Sa i takon bizneseve, është detyrim ligjor që të mbajnë kamera, por besoj se duhet t’ia lëmë këtë gjë të shkuarës dhe të përqendrohemi te puna e policisë për të dhënë një mesazh të qartë për krimin, që nuk ka më hapësira për të krijuar një mjedis ku të veprojnë të lirë”, tha ministri.

“Mendoj se është një nga lëvizjet më të mira të policisë dhe fillim i mbarë i vitit”, shtoi Çuçi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x