Lufta në Lindjen e Mesme po thellon përplasjet mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi pas lajmit se Britania e Madhe do të dërgojë avionë në Lindjen e Mesme, pas intensifikimit të sulmeve. Ai shënjestron kryeministrin Starmer, duke thënë se nuk ka nevojë për ndihmën e tij, pasi e ka fituar luftën.
“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të avionëve në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, Kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to – Por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra, pasi kemi fituar tashmë!”-shkruan Trump në Truth Social.
- Në fakt, duhet të kemi 36 bashki… - 09/10/2026
- “S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty - 09/10/2026
- “S’jam budalla, nuk i lejoj”, bashkimi i partive shqiptare në jug të Serbisë “çmend” Vuçiçin: Më të rrezikshmin e kanë vënë në krye të listës - 09/10/2026