Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka larguar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi), për shkak të problemeve me pasurinë. Ajo u konfirmua në detyrë nga KPK, edhe pse vërejti pasaktësi në lidhje mungesën e burimeve të ligjshme prej 3.2 milion lekë. Edhe pse me probleme me pasurinë ajo u konfirmua në detyrë nga KPK por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.
Natasha Prifti (Shallapi) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Që prej vitit 2012, ajo ushtronte detyrën në Prokurorinë e Rrethit Lushnje.
Latest posts by Andia Tafa (see all)
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022