19.5 C
Tirana
19 / 05 / 2024

“Nuk e kemi fituar dot imunitetin ndaj korrupsionit”, Rama: Ka ende akoma për të pastruar

Për luftën ndaj korrupsionit dhe rrëzimit të monumentit të pandëshkueshmërisë, Rama tha se shumica qeverisëse i ka vendosur drejtësisë në dispozicion Kushtetutën dhe dispozita ligjore enkas për këtë arsye. Megjithatë ai theksoi se korrupsioni nuk është mundur ende si fenomen shqetësues e as shumica nuk e ka fituar imunitetin ndaj saj.

Ai tha se edhe brenda partisë socialiste mbetet ende shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit duke theksuar se ka ende akoma punë për të pastruar nga “kanalet dhe vatrat kancerogjene të korrupsionit”. Komentet i bëri gjatë një fjalimi para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar.

“Ne e kemi krijuar këtë anomali me vetëdije të plotë dhe për arsye tjetër në botë përveç fuqizimit të përpjekjes antikorrupsion të shtetit shqiptar në një armë të re ofensive që Shqipëria nuk e kishte më parë. E vërteta është që as korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur ende si fenomen shqetësues, as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar dot imunitetit ndaj korrupsionit. Edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet dhe vatrat kancerogjene të korrupsionit në vend, ka shumë akoma për të pastruar. Edhe brenda partisë tonë mbetet shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit. Shteti ynë në ndërtim e sipër ka ende rrugë për të bërë që të sigurojë sistemin e mbrojtjes së padepërtueshme nga korrupsioni. Këtu nuk bën përjashtim as pushteti ekzekutiv, dikasteret tona qendrore dhe institucionet e varësisë prej tyre, bashkitë dhe ndërmarrjet prej tyre, por edhe agjencitë e pavarura, përfshirë edhe partitë politike, mediat shoqëritë civile, biznesi dhe vetë pushteti gjyqësor janë ende lehtësisht të arritshme nga oferta e korrupsionit”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x