Duket se klubi i Barcelonës do detyrohet t’i thotë lamtumirë një tjetër legjende.
Sergio Busquets synon që të largohet nga katalanasit pas përfundimit të sezonit, duke mos zgjedhur të rinovojë kontratën e tij.Kapiteni i katalanasve ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe nuk pritet që ta rinovojë atë.
Klubi, që u përpoq të zvogëlonte listën e pagave, i ofroi Busquets të shtynte marrjen e një pjese të parave sipas kontratës, me kushtin që kontrata të zgjatej edhe për një vit, por mori një refuzim. Sipas “El Nacional”, Busquets nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën. Ai thuhet se dëshiron që të transferohet në MLS në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.
Mesfushori spanjoll, së bashku me agjentin e tij, janë takuar disa herë me presidentin e klubit, Joan Laporta, por gjatë këtyre takimeve palët nuk kanë mundur të arrijnë mirëkuptimin.
Pak javë më parë, komunikimi mes tyre u ndërpre dhe pozicionet e lojtarit dhe klubit janë shumë larg njëra-tjetrës.
Busquets nuk është më i gatshëm të bëjë “sakrifica”, pasi beson se tashmë ka bërë përpjekje të mjaftueshme për Barçën. 34-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2008.
/javanews
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025