Grida Duma, e cila prej kohësh ka lënë politikën për t’u bërë moderatore, nëse ke durimin ta ndjekësh ndonjëherë, të lë me gojë hapur, me arystetimet e saj “logjike”.
Lexoni një fjali të stërgjatë të saj, në emisionin e një nate më parë, ku komentoi zhvillimet e fundit në Parlament.
“Padyshim që përplasjet në parlament nuk surprizojnë askënd që ndjek politikën shqiptare, por ajo që surprizon në ecurinë e politikës është që kur ne bëjmë analiza për sa më shumë transparencë se çfarë ndodh në të nëndheshmen dhe në prapaskenat politike sa i përket palëve, atëherë kur mendohej që dy komisione do ngriheshin dhe diskutimi ishte që madje mund të ekzistonte një pakt PD-PS sa i përket rezolutave, paraqitjeve, shtrirjes së dorës për të influencuar në reformën në drejtësi, pamjet e fundit surpizojnë për nga zhvillimi, ku palët përplasen, kjo është politika dhe ndoshta është pjesë e surprizës, pjesa e vetme vërtet e bukur e saj”, tha ajo.
Pra edhe ka surprizë, edhe nuk ka, në të njëjtën fjali.
Dhe është vërtet e bukur, sipas Gridës.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026