15.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Nikolla thirrje pas tensioneve në Veri: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun, s’ka rrugë tjetër për paqen në rajon

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku në rrjete sociale shkruan se kjo situatë nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Nikolla shkruan se Serbia me Kosovën pas ndërmjetësimit nga ana e partnerëve strategjikëve kanë hyrë në dialog dhe duhet ta vazhdojnë me tej, pasi kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjellët dhe paqes në rajon.

Postimi i plotë:

Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog.

Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjelltë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x