Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie, 21-vjeçe është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Një efektive policie 22-vjeçe ka vrarë veten me armë e shërbimit, dhe ngjarja në kryeqytet te pallatet e Grand te fusha, ndërsa nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Mësohet se shtetasja Aldorjana Loshi, e ka kryer aktin e rëndë teksa ka qenë në banesën e saj.
Sipas informacioneve 22-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në kryeqyetet.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, grupi hetimor po vijon hetimet.
Ajo prej afro një viti e gjysëm punonte si efektive e patrullës në qytetin e Kamzës, ndërsa në punë nuk ka pas shfaqur asnjë shqetësim.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon me hetimet.