21.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

Nënshkruhet deklarata/ Zelensky në tryezë me Ramën: Shqipëria, mbështetje për integrimin e Ukrainës në NATO

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku falenderon Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës.

Ai bën të ditur gjithashtu se bashkë me kryeministrin Rama nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës së NATO.

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, është shprehur Zelensky.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x