7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

“Neglizhenca e mjekut vret”, protestë për dy gratë që humbën jetën pas lindjes

Para maternitetit “Koço Gliozheni” disa aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan një aksion simbolik për humbjen e jetës së dy grave pas lindjeve.

Manekini i një gruaje shtatzënë të lidhur me një kordon kartmonedhash ka qenë simbolika e vendosur përballë maternitetit.

Aktivistët fajësojnë personelin shëndetësore për fatalitetet.

“Duan lekë ata qenër, është jo vetëm pretendimi i familjarëve të të ndjerës, po edhe situata ku shumë shpesh gjendet secili që vjen nga komunitete të varfra, të përjashtuara në shoqëri dhe përballet me dyert e spitaleve. Brishtësia shëndetësore, sociale, kulturore, ekonomike përballet me burokratizimin e ngurtë, me punonjësin diskriminues, përçmues, shfrytëzues,” – u shpreh aktivistja e shoqërisë civile, Sidorela Vatnikaj.

Ata kërkuan rishikim të Kodit Penal për stafin mjekësor që abuzon me detyrën.

“Pas ndryshimeve të Kodit Penal në vitin 2019 , neni 96 për mjekim të pakujdesshëm, dënimi është ulur nga gjobë deri në 5 vite burg, në gjobë deri në 2 vite burg, një dënim i pamjaftueshëm dhe qesharak,” – u shpreh aktivistja.

Në mbyllje të këtij aksioni, aktivistët ngjitën pankarta në ambientet e jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” si thirrje drejtuar mjekëve që të tregohen më të kujdesshëm dhe jo neglizhent mbi shëndetin e pacientëve të tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x