Nga Anisa Ymeri
Nuk është shumë “e këndshme” dhe nuk më jep kurrfarë kënaqësie të merrem me njerëzit e medias apo me llogoren ku punoj…por jam prej atyre që më shumë se 1 herë e kam bërë këtë gjë.
E kam bërë dhe do ta bëj me ndërgjegjie absolute, ku me ironi e ku krejt hapur në ato raste kur mendoj se vërtet s’mban më ujë pilafi.
Sepse unë jam nga ato punonjëse të medias që më dhembin sy e veshë kur në ekran/ekrane, shfaqen batërdira. E pastaj këto batërdira bëhen matëset e suksesit…dhe më pas, përcaktojnë edhe vetë ekzistencën e shumëve!
Ne, në sjelljen tonë të zakontë dimë ose të vjellim vrer pa kriter, shpesh edhe pa aryse; ose të bëhemi mënjanë dhe të arsyetojmë: Aman, ç’më duhet mua, pse të bëj “armiq” kot, sikur do ta zgjidh unë këtë gjë!!!
Asnjëherë s’kam bërë dhe s’do të bëj, as njërën dhe as tjetrën.
…sepse mua më duhet se çfarë ndodh aty jashtë apo ngjitur me mua ngase kjo është edhe jeta ime.
Unë jam e formuar si gazetare. Kam bërë një konkurs për të fituar të drejtën e studimit në gazetari dhe kam pritur zgjuar disa ditë me radhë deri kur dolën përgjigjet e konkursit.
E adhuroj profesionin tim dhe besoj fort se do ta ushtroj gjatë, shumë gjatë…ndonëse e kam nisur pa mbushur ende të njëzetat dhe për pakëz arrij 2 dekada në lëmë.
Si unë, shumë djem dhe vajza, burra dhe gra sot…kanë zgjedhur të formohen, të punojnë dhe të jenë gazetarë shumë të mirë, të kulturuar dhe të kultivuar.
Për këtë arsye, jam shumë e pezmatuar që media sot është kthyer në një magje ku mielli nuk po dallon më mes krundeve dhe himeve.
P.S: E di se një ditë, s’do të jetë kështu…!!!
Por për aq kohë sa do të jetë kështu, unë ndonjëherë do të reagoj, me shaka si sot apo me “ulërima” si dje!!!
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026