Këto ditë doli në qarkullim në spanjisht, libri i shkrimtarit të njohur Namik Dokle “Vallëzim me Hënën”, botuar në shqip vetëm 9 muaj më parë, përkthyer nga María Roces González, botuese Ana Cristina Herreros dhe ilustruar nga Jesús Gabán.
Lexuesit e gjuhës spanjolle e kanë pritur mjaft mirë librin dhe vetë botuastja ka shprehur konsideratat e saj të larta për librin dhe autorin.
Ja çfarw shkruan botuesja e librit, në Madrid:
“Në krahinën ballkanike të Gorës, e ndarë në tre shtete, e banuar nga goranët; me të folmen e tyre të veçantë, me rrënjët e origjinës në një lashtësi heretike, në pjesën shqiptare të kufirit, gjendet fshati Borje, ku dielli lind dy herë dhe hëna perëndon dy herë, ku dihet se tre vajza kanë vallëzuar me hënën, ku rriten bimë dhe lule të shenjtëruara, zogjtë e Gorës këndojnë çdo pranverë nëpër botë për t’i lajmëruar goranët të kthehen për festën e ndritur të Shën Gjergjit; atje ka ditë kur qielli hapet për të dëgjuar dëshirat e njerëzve, ka yje që bien në prehërin e nuseve, ka këngë dhe melodi që çajnë edhe gurin dhe, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave.
Në këto troje ballkanike udhëton Namik Dokle me legjendat e tij, i prirë nga bashkëbanorët mitikë të krahinës së tij, të cilët, për herë të parë, si në shqip edhe spanjisht, përshfaqen në një libër.”
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024