Dorëzimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Penal nga mazhoranca, me argumentin e përshtatjes me Kushtetutën sa i përket çështjes së pezullimeve, ka prodhuar reagime të ndara në opinionin publik.
38.5% e të anketuarëve në Zëri i Shqiptarëve e konsiderojnë këtë një lëvizje të pamjaftueshme, duke argumentuar se përtej ndryshimeve në Kodin Penal, duhet të rishikohen edhe ligje të tjera, siç është çështja e paraburgimeve.
Ndërkohë, 31.4% e votuesve e vlerësojnë si një lëvizje korrekte, duke theksuar se ndërhyrja synon të mbushë një vakum ligjor dhe të harmonizojë legjislacionin me Kushtetutën.
Nga ana tjetër, 30.1% shprehen se bëhet fjalë për një lëvizje në interes të ngushtë politik të mazhorancës, duke ngritur dyshime mbi motivet reale të iniciativës.
Kampioni për këtë sondazhi është 1142 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë përllogaritet në +/- 2.9%.
- Njihuni me çiftet gjysmëfinaliste të Champions League, statistikat e përballjeve dhe kur do të luhen - 16/04/2026
- Video/ Mbrëmje spektakolare në Mynih! 7 gola të shënuar, një karton i kuq dhe Bayerni që eliminon Realin - 16/04/2026
- Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje - 16/04/2026