Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon Musk do vetëm para; do të bëj c`është e mundur për ta mbajtur jashtë Shtëpisë së Bardhë”.
Tani, pas krisjes së madhe të marrëdhënieve mes miliarderit dhe kreut të shtetit amerikan, media e njohur italiane e kontaktoi sërish ish strategun e mandatit të parë të Trumpit.
“Ju thatë në emisionin “War Room” se Trumpi duhet ta sekuestrojë fare SpaceX”, i kujtoi gazetari. “Së pari, ai duhet të pezullojë autorizimin e tij të sigurisë, në pritje të hetimeve për drogë dhe përfshirje me Kinën. Dhe a është Musk një emigrant i paligjshëm? Unë mendoj se po”, u shpreh Bannon, pavarësisht faktit se sipas biografit Walter Isaacson, Elon Musk ka qenë shtetas amerikan që prej vitit 2002.
Bannon i qëndroi këmbënguljes së tij që administrata amerikane të ketë kontroll mbi menaxhimin e SpaceX, sepse sic tha ai, “ata kanë kërcënuar të shkurtojnë programin e saj më të madh, i cili tashmë financohet nga qeveria”.
Musk është qartësisht një person i paqëndrueshëm, insistoi Bannon duke shtuar se “nuk mund të vendosësh për gjëra të rëndësishme bazuar në teka individuale”. A e imagjinonte Steve Bannon një përplasje të tillë publike? Sigurisht që po, u shpreh ish strategu politik i Trumpit, që e përshkroi Muskun si një njeri të paqëndrueshëm dhe mosmirënjohës, dhe si një individ që nuk është pjesë e MAGA-s (lëvizja Make America Great Again, red.), dhe nuk e kupton Amerikën».
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026
- Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë? - 17/10/2026
- Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik - 17/10/2026